Ish-guvernatorja Halei mposht Tramp në primaret e Uashingtonit

BOTA


Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Niki Halei (Nikki Haley) ka mundur Donald Tramp (Trump) në zgjedhjet paraprake republikane në Uashington DC.

Kjo është fitorja e saj e parë ndaj ish-presidentit në fushatën e vitit 2024 për t’u bërë kandidate presidenciale republikane.


Ajo humbi në Karolinën e Jugut, shtetin e saj të lindjes. Por ajo është gruaja e parë që fiton në zgjedhje paraprake republikane në historinë e SHBA.

Tramp megjithatë ka një epërsi të madhe ndaj Halei dhe ka të ngjarë të përballet me Xho Bajden (Joe Biden) në zgjedhjet e nëntorit.

Halei, fitoi 62.9% të votave, ndërsa Tramp 33.2%.

Ajo shihet si një fitore kryesisht simbolike, pasi kryeqyteti është një juridiksion shumë i prirur nga demokratët, me vetëm rreth 23,000 republikanë të regjistruar në qytet.




Skip to toolbar