Ish-kryebashkiakja e LSI nën hetim nga SPAK

AKTUALITET


Zamira Rami, ish kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Rami, e cila ka qenë përfaqësues e Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzohet se ka shembur disa objekte private pa pasur më parë një vendim shpronësimi.


Ish-kryebashkiakja Rami, është kallëzuar nga dy qytetarë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi me vendim të ish-kryebashkiakes Rami, janë prishur disa objekte private.

Rrëzimi i këtyre objekteve është kryer, pa marrë një vendim shpronësimi për këto pasuri. Sot e kësaj dite, nga ana e bashkisë Gjirokastër, objektet e prishura nuk janë shpronësuar nga buxheti i bashkisë.

Dosja ndaj Ramit ka mbërritur në SPAK, pasi prokuroria e Gjirokastrës ka shpallur moskopetencë juridike dhe këtë çështje. Pritet që të hidhet shorti dhe të caktohet prokurori i posaçëm i SPAK që do të hetojë ish kryebashkiaken e LSI-së.




Skip to toolbar