Ish kryeministri lituanez Gediminas Kirkilas gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

BOTA


Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare ish-kryeministri i Lituanisë Gendiminas Kirkilas.

Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, pa shenja dhune.


Kryeministrja e Lituanisë Ingrida Simonite i bëri homazhe Kirkilas, duke nënvizuar se ai ishte një “figurë e fuqishme” që ishte përfshirë në mënyrë aktive në jetën politike të vendt, i cili është anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO-s, që nga pavarësia në 1991.

I lindur në Vilnius në vitin 1951, Gediminas Kirkilas shërbeu si Ministër i Mbrojtjes i Lituanisë nga viti 2004 deri në vitin 2006 dhe për dy vitet e ardhshme (2006-2008) ai ishte kreu i qeverisë socialdemokrate.




Skip to toolbar