Ish-presidenti francez Sarkozy dënohet me burg

BOTA


Dënohet me 3 vite burg ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, por do të kryejë vetëm 1 vit, pasi 2 janë pezulluar.

Sakozy është shpallur fajtor për korrupsionit mbi akuzat e përpjekjes për të korruptuar një gjyqtar.


Gjykatësja Christine Mee, teksa dha vendimin, deklaroi se ish-udhëheqësi politik 66-vjeçar kishte “përdorur statusin e tij si ish-president francez” në një akt “veçanërisht serioz” të keqbërjes.

Sipas BBC-së, ish-Presidenti i kishte ofruar një punë në Monako gjyqtarit në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal rreth partisë së tij.

Ish-avokati i Sarkozy, Thierry Herzog dhe gjyqtari Azibert morën të njëjtin dënim nga gjykata. Hetimi po shqyrtonte disa akuza se Sarkozy dhe partia e tij kishin marrë pagesa të paligjshme nga biznesmeni Liliane Bettencourt gjatë fushatës së tij të suksesshme presidenciale në 2007.




Skip to toolbar