”Isha si përbindësh”, gruaja e deputetit ukrainas që humbi syrin gjatë luftës: Mjekët thanë se ndoshta do të vdisja

BOTA


Një grua ukrainase, e cila humbi një sy gjatë bombardimeve është bërë imazh për kopertinën e revistës “Playboy”.

“Daily Mail” shkruan se Iryna Bilotserkovets u sulmua vetëm tre ditë pas fillimit të një pushtimi të plotë rus të Ukrainës.

Ndërkohë bashkëshorti i Iryna-s është ndihmës i kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko.

Nëna e tre fëmijëve ishte duke shëtitur me makinë me fëmijët e saj nëpër një lagje në Ukrainë kur makina e saj u godit nga disa plumba.

Duke folur për Playboy për jetën pas sulmit, ajo tha: “Mjekët në Ukrainë thanë se ndoshta do të vdisja”.about:blank

Modelja dhe prezantuesja televizive u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni të vështirë në një spital në Berlin dhe që atëherë është bërë një simbol i rezistencës në Ukrainë.

Gjatë operacionit, zonja Bilotserkovets humbi një sy dhe mbeti me një nofull të thyer dhe plagë të konsiderueshme në trupin e saj.

“Nuk ishte fjala për të ruajtur bukurinë time, ishte një çështje nëse do të jetoja apo jo” -shprehet ajo.

Zonja Bilotserkovets u shfaq në kopertinën e “Playboy” si pjesë e artikullit me titull “Gratë qëndrojnë të forta”, i cili ka në fokus rezistencën e grave ukrainase që janë plagosur gjatë luftës, por që nuk e kanë humbur etjen e tyre për jetë.

Duke folur për plagët e marra në sulm, ajo tha:

“Qepje, plagë, plagë gjithandej .Unë isha thjesht përbindëshi i Frankenshtajnit. Më ishte copëtuar nofulla, si një thupër. Unë nuk kam më një fytyrë të bukur, por pjesa tjetër e trupit tim është e bukur”.



Skip to toolbar