Ishin në gjumë, zjarri i merr jetën 55-vjeçarit. Plagoset bashkëshortja e tij në Shkodër

AKTUALITET


Një person raportohet të ketë humbur jetën mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër. Shkak u bë një zjarr i rënë tek barakat përtej Urës së Bunës, ku ndodhet komuniteti rom.

Burime thonë se viktima është Kapllan Nasufi, 55 vjeç. Ndërsa e plagosur ka mbetur bashkëshortja e tij Naslie Nasufi. Gruaja ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar drejt Tiranës.


Në një prononcim për gazetarët fqinjët treguan se çifti i bashkëshortëve ishin në gjumë kur ra zjarri. Sipas tyre, gruaja arriti të dalë nga banesa ndonëse me djegie të shumta në trup, ndërsa bashkëshorti i saj 55-vjeçar gjeti vdekjen në vendngjarje.

Shkaqet e zjarrit momentalisht mbeten të paqarta.




Skip to toolbar