IShSH hedh poshtë akuzat për gjoba fiktive: Inspektorët tanë janë dhunuar

AKTUALITET


Policia njoftoi pak më herët se ka vënë nën hetim 3 zyrtarë të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Elbasan me akuzën se kanë vendosur gjoba fiktive në një biznes në këtë qytet, në kuadër të kontrollit anti-duhan. Lidhur më këtë ngjarje ISHSH sqaron se inspektorët e saj jo vetëm që nuk kanë vendosur gjoba fiktive por kanë zbatuar ligjin; por pronari i biznesit në fjalë i ka dhunuar fizikisht këta zyrtarë. Madje kjo ngjarje është denoncuar në polici dhe policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Elton Kila për dhunimin e punonjësve të shtetit, ndërsa gjatë të shtunës raportoi një version tjetër të ngjarjes.

“Në date 11.11.2019 te Subjekti fizik bar- kafe gjatë kontrollit konform ligjit është konstatuar ne shkelje te ligjit antiduhan nga trupa inspektuese dhe Kryeinspektori i Qarkut ISHSH Elbasan. Sipas procedurave ligjore subjekti është gjobitur me vlere 300 000 mije leke(te reja).Inspektimi eshte kryer konform ligjit dhe shkelja është dokumentuar me foto.

Ne date 21.11.2019 rreth orës 10 e 30 subjekti paraqitet ne zyre te kryeinspektorit dhe me tone presioni qe ti hiqet gjoba godet fizikisht fillimisht kryeinspektorin dhe me pas inspektorin dhe largohet nga zyra. Inspektori A.M i dëmtuar fizikisht u dërgua ne urgjencë në spital ku ju dha ndihma e pare mjekësore ndërsa dhe Kryeinspektori i ISSH Elbasan u paraqit pranë Drejtorisë së Policisë Vendore Elbasan për të denoncuar rastin.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Elton Kila i cili dhunoi punonjësit e shtetit që kryen me korrektësi detyrën. Policia nuk e informoi Media për incidentin e rëndë, por këtë fundjavë ka raportuar   një variant tjetër duke manipuluar ngjarjen”, njofton ISHSH.



Skip to toolbar