Ish futbollisti Ledio Pano thotë se ishte momenti që Shqipëria të mundte Serbinë, pasi serbët nuk ishin në potencialin që kanë pasur.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Pano u shpreh se kuqezinjtë duhet të ishin më këmbëngulës për të fituar.
“Ishte edhe dëshira e ekipit për ta fituar, por edhe Serbia nuk ishte në potencialin që ka pasur. Ishte momenti për ta mundur. Edhe problematikat që kanë pasur, edhe situata me trajnerin para ndeshjes, grumbullimi i tyre në datën dy, shumë afër ndeshjes. Mblidhet, çdo gjë ishte në favorin tonë. Ne duhet të ishim më këmbëngulës. Duhet të besonim shumë më tepër në fitore. Po të besonim pak më shumë në pjesën e dytë, ne do t’i kishim goditur ata”, theksoi ai.