Ishte parkuar në oborrin e shtëpisë, përfshihet nga flakët një makinë në Pogradec

AKTUALITET


Një fugon tip “Benz” është përfshirë nga flakët në fshatin Leshnicë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 00:40, ku fugoni në pronësi të 46-vjeçarit L.P, ishte parkuar në oborrin e banesës. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.


Nga të dhënat paraprake rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt elektrik).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.




Skip to toolbar