ISSH për shpërblimet: Datat kur mund t’i tërheqin pensionistët

AKTUALITET


Nga sot ka nisur shpërndarja e shpërblimeve për festat e fundvitit në bazë të vendimit të qeverisë, që do të jetë 3 mijë lekë të reja për çdo pensionist. Instituti i Sigurimeve Shoqërore njofton se zyrat Postare të shpërndarjes së pensioneve, duke filluar nga dita e mërkurë, datë 25.12.2019, pavarësisht se kjo datë është festë zyrtare, deri më 31.12.2019 do të kryejnë pagesat e pensioneve dhe shpërndarjen e shpërblimit  të fundvitit 2019, sipas grafikut të mëposhtëm:

Ndarja sipas kategorive dhe datave


• në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-5 dhjetor;

• në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor;

• në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor;

• në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-16 dhjetor;

• në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor;

• në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 21-24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.    

Sipas ISSH ky shpërblim nuk humbet dhe nëse nuk tërhiqet brenda vitit 2019.




Skip to toolbar