Një gjykatë italiane dënoi njeriun më të kërkuar në vend, kreun e mafias siçiliane, Matteo Messina Denaro, me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e dy magjistratëve në vitin 1992.
”Një gjykatë në qytetin siçilian të Caltanissettas dënoi Messina Denaro, të gjykuar në mungesë, për përfshirjen e tij në sulmet që vranë magjistratët antimafia Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino si dhe shumë të tjerë”, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Gjykata vendosi gjithashtu që familjet e viktimave duhet të kompensoheshin me shuma mes 10 000 dhe 500 000 euro ndërsa tre të mbijetuarit e sulmeve morën 100 000 euro.
Messina Denaro, 58 vjeç, u fsheh në vitin 1993 dhe konsiderohet i arratisuri më aktiv i mafias siçiliane, megjithëse është e paqartë nëse ai ka kontroll mbi të gjithë organizatën.
Ai tashmë do përballet me disa burgime të përjetshme për vrasje.
Autoritetet janë përpjekur të arrestojnë, por pa rezultat, ndërsa për vite me radhë kanë arrestuar dhjetëra të afërm dhe ndihmës të tij.