Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot te nënkalimi i Liqenit të Thatë.
Dyshohet se një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit tip Benz ku udhëtonte Masha.
Fatmirësisht nga të shtënat me armë ‘objektivi’ nuk është lënduar, madje as qytetarët përreth.