Izrael-Palestinë/ Ilir Kulla: Shqipëria në pozicion komod, është për zgjidhjen me dy shtete

Më të fundit


Analisti Ilir Kulla thotë se Shqipëria ka autoritet modest, por të padiskutueshëm në Gjirin e vendeve arabe.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kulla u shpreh në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez, duke thënë se vendi ynë është në pozicion komod.


Kjo sipas Kullës, pasi Shqipëria i njeh të dyja vendet dhe është për një zgjidhje me dy shtete.

“Shqipëria është një vend me autoritetin e vet modest, por të padiskutueshëm në Gjirin e vendeve arabe, por edhe në Konferencën Islamike, Ligën Arabe. Ka luajtuar në të shkuarën një rol të rëndësishëm edhe për njohjen e Kosovës nga Liga Arabe, vazhdon të ketë marrëdhënie të veçanta me botën arabe, në mënyrë të veçantë me Palestinën. Që nga koha e Luftës së Ftohtë kemi pasur ambasadë palestineze, ne tashmë në vitin 2024, do të bëhet 25 vjet që kemi hapur ambasadë në Tel Aviv.

Marrëdhëniet tona diplomatike edhe me Izraelin janë të nivel të lartë. Shqipëria ka qenë në një pozicion shumë komod, për faktin që i njeh të dyja shtetet, por edhe ka qenë për zgjidhjen me dy shtete. Pozicioni i kryeminsitrit Rama kundër sulmit të 7 tetorit, ka qenë pozicionim i drejtë, pa alternativë tjetër, në atë situatë nuk mund të kishte alternativë tjetër. Por ndërkohë duke mbajtur një derë hapur edhe me pjesën tjetër të botës, për shkak edhe se situata në Gaza, është një situatë shumë specifike”, theksoi ai.




Skip to toolbar