Izraeli konfirmon marrëveshjen e armëpushimit: Kemi arritur të gjitha objektivat në Iran

BOTA


Izraeli konfirmon se ka pranuar propozimin e Donald Trump për një armëpushim dypalësh, tha kryeministri Benjamin Netanyahu. Qeveria izraelite tha se kishte arritur të gjitha objektivat e luftës së saj kundër Iranit.

Në një deklaratë, Izraeli theksoi se ka hequr kërcënimin e dyfishtë ekzistencial të menjëhershëm të Iranit nga armët bërthamore dhe raketat balistike.

Gjithashtu, në deklaratë, qeveria izraelite u shpreh se ka shkaktuar dëme të mëdha ndaj udhëheqjes ushtarake dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva qendrore të qeverisë iraniane.“Izraeli falënderon Presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e tyre në mbrojtje dhe pjesëmarrjen e tyre në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian”, thuhet më tej në deklaratë.

Izraeli thotë gjithashtu se do t’i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të armëpushimit.



Skip to toolbar