Izraeli sulmon qytetin Rafah, 28 viktima, mes tyre 10 fëmijë

BOTA


Zyra e Netanyahu njoftoi të premten se ushtria ishte urdhëruar të hartonte një plan për të evakuuar civilët nga qyteti, si dhe për të shkatërruar katër batalione të Hamasit, për të cilat tha se ndodheshin në Rafah.

“Është e pamundur të arrihet qëllimi i luftës për eliminimin e Hamasit duke lënë katër batalione të tij në Rafah”, tha zoti Netanyahu në një deklaratë.

Ai shtoi se aktiviteti intensiv (i grupit) në qytet, kërkon që civilët të evakuohen nga zonat e luftimit.

Por në deklaratë nuk sqarohej një afat mbi hartimin e planit apo se kur zoti Netanyahu mendonte se do të evakuoheshin më shumë se 1.4 milionë palestinezët që ndodhen aty.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë vazhdimisht se në Gazë nuk ka më vende të sigurta.

Netanyahu tha këtë javë se qytetet e Rafahut dhe Khan Younisit janë “dy bastionet e fundit të Hamasit. Grupi është shpallur nga Shtetet e Bashkuara një organizatë terroriste.



Skip to toolbar