“Jam kërcënuar me jetë”/ Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës kërkon mbrojtje, i çon letër KLGJ

AKTUALITET


Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi ka kërkuar mbrojtje nga KLGJ për shkak se ka marrë një letër kërcënuese. KLGJ e ka përcjellë kërkesën tek komisioni për shqyrtim.

“Para pak ditësh më është bërë me dije nga kancelari i kësaj gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Arnis Këlliçi, ka pasur një kërcënim me jetë. Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time. Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment vërtetësinë e kësaj letre. Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme.“, thuhet në letrën që mban firmën e gjyqtares.



Skip to toolbar