“Janë 17 të vrarë që nga fillimi i vitit”, Karamuço: Parashikoj fatkeqësisht rritje të shifrave

Më të fundit


Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se që nga fillimi i 2024 deri më tani kemi 17 vrasje. Ai ka thënë në “Real Story” se parashikon faktkeqësisht rritje të shifrave, edhe në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas Karamuços, ardhja e emigrantëve gjatë verës është një faktor që ndikon në rritjen e numrit të vrasjeve.


“Deri tani janë 17 të vrarë në mesin e majit, e kemi mbyllur vjet me 34 vrasje. Parashikoj që do ketë një rritje të shifrave deri në fund të vitit, do ketë një epërsi vrasjesh në krahasim me vitin e kaluar. Shpresoj që jo, por ky trend do të vijojë. Kemi ende emigrantët që do të vijnë gjatë verës. Ajo që mund të them aktualisht që ka një situatë të sigurisë publike që nuk po menaxhohet mirë.

Nuk po menaxhohet mirë për shembull rasti i Fierit, se ne kemi një problematik në zonat nga Semani në Apoloni dhe ka gjithë kohën grupe të rinjsh të armatosur. Policia nuk kontrollon banesat e tyre, nuk i shikon kur mbajnë armë”, u shpreh ai./abcnews.al




Skip to toolbar