Japonia i kërkon Kinës të ndalë menjëherë stërvitjen ushtarake rreth Tajvanit

BOTA


Japonia dëshiron anulimin e menjëhershëm” të stërvitjeve ushtarake të Kinës, tha kryeministri Fumio Kishida.

Duke folur me gazetarët pas takimit me politikanen e lartë amerikane Nancy Pelosi mëngjesin e së premten, Kishida tha se stërvitjet ushtarake ishin një “problem serioz që ndikon në sigurinë tonë kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve tanë”.


“I thashë Pelosit se ne kemi bërë thirrje për anulimin e menjëhershëm të stërvitjeve ushtarake,” tha ai.

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha të enjten se pesë raketa kineze që u hodhën atë ditë ranë në zonën ekskluzive ekonomike të vendit – megjithëse Kina thotë se ujërat në këtë zonë të veçantë në lindje të Tajvanit nuk janë përcaktuar.

Kina nisi një stërvitje të madhe rreth Tajvanit, një ditë pas vizitës në ishull të zyrares së lartë amerikane, Nancy Pelosi.




Skip to toolbar