JD Vance: Paqja po vonon/ Zv.Presidenti i SHBA pranon se lufta në Ukrainë nuk do përfundojë shpejt

BOTA


Pamjet e 28 shkurtit të këtij viti, tregonin zëvendës Presidentin Amerikan JD Vance duke  iu hakërrye presidentit Ukrainas Volodymir Zelensky në Shtëpinë e Bardhë  dhe duke duke I thënë se nuk po bashkëpunonte me Washingtonin për ti dhënë fund luftës me Rusinë. Vanca tha gjithashtu se Zelenlsy  nuk ishte mirnjohës për ndihmën që Amerika I kishte dhënë vendit të tij .

Tashmë situata duket se ka ndryshuar pas takimit Trump Zelenksy ne Vatikan dhe  Shtetet e Bashkuara duket se po pranojnë realitetin se është Moska ajo që nuk do që kjo luftë të marrë fund.

Në një intervistë për Fox News, Zëvendës Presidenti Amerikan JD Vance u shpreh se ai mendon se lufta në Europën Lindore nuk do të përfudnojë së  shpejti ashtu sic ishin planet dhe premtimet e administratës Trump. Vance tha se paqja tashmë varet nga puna që do të bëjë Rusia dhe Ukraina.

“Për tre vite të dyja palët kanë luftuar pa u ndalur duke mos llogaritur paqen dhe duke thënë se do të luftojmë deri në fund dhe të shohim se kush do të rrëzohet. Në dy javët e fundit i kemi parë këto dy pale që janë ulur dhe kanë dëgjuar kushtet e njëri tjetrit. Procesi tashmë varet nga Rusia dhe Ukraina.  Kjo luftë nuk do të përfundojë së shpejti. Ukrainasit janv të zemvruar që u pushtuan, por a duan ata të vijojnë të humbin mijëra ushtarë?  Shpresoj që pale të vijnë në vete.”

Deklaratat e Zëvendës Presidentit Amerikan JD Vance erdhën pasi Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për ndarë fitimet e mineraleve me vlerë që Kievi zyrtar zotëron, në këmbim të ndihmës ushtarake dhe financiare Amerikane.

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan këtë javë se do të tërhiqeshin nga negociatat për paqe nëse Rusia dhe Ukraina nuk përfshiheshin në mënyrë konstruktive në bisedime mbi mënyrën sesi duhet ti jepet fund luftës në Europën Lindore.



Skip to toolbar