Dorëhiqet drejtori i portit të Durrësit, Agron Tare

AKTUALITET


Drejtori i portit të Durrësit, Agron Tare ka njoftuar se ka paraqitur dorëheqjen nga posti, duke thënë se misioni i tij në këtë detyrë përfundoi dhe se do të vijojë rrugëtimin e tij profesional.

“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falënderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët!” është shprehur ai.

Dorëheqja e Tares vjen pak javë pas kapjes në Portin e Durrësit, të një sasie të konsiderueshme kokaine në një kontejner bananesh që vinte nga Ekuadori.



Skip to toolbar