Jepte informacione për grupet kriminale dhe i shërbente Erjon Alibejt, SPAK kërkon 2.8 vite burg për ish-oficerin, Leonard Palushi

AKTUALITET


Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon dënimin me 2 vite e 8 muaj burg me gjykim te shkurtuar për Leonard Palushin të arrestuar gjatë operacionit “Plumbi i Artë”.

Palushi akuzohet për korrupsion me dyshimin se ka përfituar nje automjet nga Erjon Alibaj, ky i fundit i akuzuar si organizator i disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit.
Në vitin 2020, Palusih  ka qenë shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Elbasan. Ai akuzohet nga SPAK për orientim të gabuar të hetimit për vrasjen e Emiljano Ramazanit, duke shpërdoruar detyrën.


Sipas akuzës, Palushi ka pasur kontakte me Erion Alibej, i cili akuzohet si porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, vrasje të ndodhura në Elbasan verën e vitit 2020.




Skip to toolbar