“Jo qëndrim hibrid për Rusinë”/ Vuçiç dënon agresionin rus, por refuzon sanksionet

BOTA


Serbia iu bashkua vendeve te tjera te Ballkanit Perëndimor ne dënimin e agresionit rus dhe mbështetjes se integritetit territorial të ukrainës. Mirëpo Beogradi zyrtar refuzon të mbaje te njëjtin qëndrim në lidhje me sanksionet ndëshkuese ndaj Moskës. Serbia vazhdon të jetë vendi i vetëm në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

I pyetur nga abcneës pas samitit BE-Ballkani Perëndimore që u zhvillua në tiranë nëse ky vendim mund të konsiderohet hibrid Vucic u përgjigj:


 “Duke folur per pozicionin tonë në lidhje me rusinë nuk është pozicion hibrid. Eshte nje vendim shumë i qartë i një vendi të lire që merr vet vendimet per hir te njerëzit e vet. Ne morëm vendimin tone, nuk ishte i lehte por ishte unik dhe ne jemi krenar për këtë të them të vërtetën.  Nuk po ju kritikojmë juve apo ndonjë vend tjetër për politikën tuaj  Por i hedh poshtë pretendimet që përmbajne teori konspirative apo diçka e tille.

 Megjithatë vucic nuk shprehët se sa do zgjasë politika e mosvendojes te sanksioneve ndaj kremlinit

“Eshte shume rracionale edhe pragmatike qasja e serbisë. Nuk mund ta them nëse do zgjasë pergjithmone ky vendimi jonë karshi rusisë, pasi nuk mund ta dimë asnjëherë nivelin e preisioni qe do të përballemi. E kemi mbajtur edhe e kemi duruar presionin deri me tani, edhe jemi ne përputhje me interesat tone kombëtare.”

Vucic i beri komentet pas perfunditmit të samitit në Tiranë, ne te cili ai pati edhe një takim  me presidnetin ukrainas, Volodymyr Zelensky




Skip to toolbar