“Jozefina është me demokrate se Luli?” Gazi i butë përgjigjet fort!

AKTUALITET


Në një takim elektoral Taulant Balla ka deklaruar se “Jozefina është më demokrate se Luli” dhe i menjëhershëm ka qenë reagimi i sekretarit të PD-së, Gazment Bardhi.

Ai i thotë Taulant Ballës se nuk mund të emërojë opozitën, ndërsa e i tregon drejtësinë (reformë të cilën ata e kanë kundërshtuar) dhe burgun.


“Nuk e emëron dot opozitën! Koha kur Rama dhe banda e tij të dalë para drejtësisë, është afër!

Taulant, zgjohu nga gjumi! Mjaft ëndërrove për një Shqipëri si të Enverit. Ti mund të emërosh shefa policie të lidhur me krimin, shefa të korruptuar tatimesh e doganash që vjedhin shqiptarët për xhepin e rilindjes, por nuk ke për të emëruar dot opozitën!

Ndërkohë, ka ardhur dita që Edi yt dhe gjithë banda e tij, të dalë para drejtësisë për krimet ndaj shqiptarëve. Jeta e tij e tretë është afër! Në rastin më të mirë, do të bëhet rrobaqepës tek 313!”, shkruan Bardhi.

Ndërsa Taulant Balla kujtoi deklaratën e Topallit e cila dënoi aktet e dhunës të ndërmarrë nga militantë të PD-së të cilët i vunë zjarrin shkollës dhe dogjën materialet zgjedhore. Ajo tha se demokratët kurrë nuk djegin shkolla dhe kurrë nuk i tremben zgjedhjeve duke thumbuar kështu kreun e PD-së, Bashën, me të cilin Topalli asnjëherë nuk ka shkuar mirë edhe kur ishte kryetare Kuvendi.

“Unë nuk kam shkuar kurrë mirë më Jozefina Topallin, por nuk ka njeri dyshim që Jozefina Topalli është më demokrate se Lul Basha sepse, në fund të fundit, Jozefina ka qenë aty prej ditës së parë. Lulin e futi Saliu kollovar. Por ama, si një shkodrane, 24 karatëshe, demokrate 100%, e tha shumë mirë dhe shumë qartë; Nuk mund të ketë Shkodra asgjë të përbashkët me zjarrin në shkolla, përkundrazi, Shkodra është djep i kulturës”, tha Balla, deklaratë, kjo që s’i ka ardhur për shtat sekretarit të përgjithshëm të PD-së. Ndoshta për shkak se brenda rradhëve të PD-së ende ka njerëz që mbështesin një rikthim të mundshëm të Topallit në selinë blu dhe pse jo, marrjen e drejtimit prej saj.




Skip to toolbar