‘Ka dy identitete’, policia jep detajet mbi autorin e vrasjes së 44 vjeçarit nga Lezha 

AKTUALITET


Policia e Shkodrës ka dhënë detaje mbi autorin e dyshuar të plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen e 44-vjeçarit Pjetër Kola mbrëmjen e djeshme. Autori i dyshuar, që ka dy identitete, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. GJ. alias A. Gj., 36 vjeç, banues në Lezhë”, bën me dije policia. Mësohet se autori i dyshuar është shtetasi Maltin alias Anton Gjini.


Njoftimi nga Policia Shkodër:

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen e 44-vjeçarit nga Lezha.

Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Pukë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, kanë vijuar intensivisht punën për grumbullimin e provave, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. GJ. alias A. Gj., 36 vjeç, banues në Lezhë.

Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaftallë, Pukë.




Skip to toolbar