“Ka frikë nga e vërteta”. Cili është sekreti që fsheh gruaja e Schumacher?

AKTUALITET


Ish-menaxheri i Michael Schumacher, miku i tij i vjetër Willi Weber akuzon bashkëshorten e Schumacher se nuk e ka lejuar asnjëherë që të takojë mikun e tij të vjetër.

77-vjeçari thekson se Corinna ka frikë mos i dalë e vërteta në pah. Më tej, ish-miku i tij i ngushtë ka shtuar se është i dëshpëruar dhe mezi pret ta shohë edhe njëherë kampionin.


Në një deklaratë disi të habitshme, Weber i cili ka qenë menaxher i Schumacher për mbi 20 vjet beson se publiku “do ta shohë atë sërish”.

“Unë e di që ai është një natyrë luftarake. Nëse ka një shans ai do ta përdorë. Ky nuk mund të jetë fundi. Unë lutem për të dhe jam i bindur se do ta shohim prapë. Unë do doja të dija më shumë si po ecën ai, do doja t’i shtrëngoja dorën, por fatkeqësisht kjo gjë nuk më është lejuar nga Corninna. Ndoshta ajo ka frikë se do të shoh të vërtetën se çfarë po ndodh dhe do ia them edhe publikut”, është shprehur menaxheri i tij. Që nga aksidenti tragjik vetëm pak njerëz kanë pasur akses te Schumacher. Kampioni mendohet se vazhdon rehabilitimin në shtëpinë e tij në Gland të Zvicrës.

Shtatë herë kampioni i botës pësoi një dëmtim gati fatal në vitin 2013 dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë në lidhje me gjendjen shëndetësore të tij.




Skip to toolbar