Ka luajtur në filmat Thor e Vikings, ndahet nga jeta aktori i njohur

BOTA


Ray Stevenson, aktor i njohur britanik, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Stevenson ka luajtur në mjaft filma të njohur, si Thor, Vikings, Roma, Dexter etj.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga kompania që e përfaqëson, por nuk janë bërë të ditura shkaqet.


Ray u shtrua në spital gjatë xhirimeve në ishullin italian Ischia. Ai ishte duke punuar për një film aksion të titulluar “Cassino in Inschia”.

Vetëm pak ditë më vonë, aktori do të festonte ditëlindjen e tij të 59-të.




Skip to toolbar