Kallëzoi abuzimet në rrugën Tiranë – Elbasan, Gjiknuri thirret në SPAK

AKTUALITET


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka mbërritur pak minuta më parë në SPAK.

Gjiknuri është thërritur për të dëshmuar në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.


Gjiknuri, në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH. Ish-ministri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017. Ai pritet të japë sot sërish shpjegime për këtë çështje pas pafajësisë që morën ish-zyrtarët e kallëzuar.




Skip to toolbar