Kalon për gjykim “Inceneratori i Fierit”

AKTUALITET


Ka përfunduar seanca e nisur prej orës 10 për “Inceneratorin e Fierit” dhe Gjykata ka vendosur kalim për gjykim të dosjes.

Të akuzuar për këtë aferë janë ish-ministri, Lefter Koka, ish-deputeti, Alqi Bllako  dhe ish-zyrtare i FSHF, Arben Dervishaj.


.Në seancën e parë të themelit pritet të shqyrtohet kërkesa e avokatëve për gjykim të shkurtuar, për këta të pandehur.

Seanca për inceneratorin e Fierin është shtyrë të paktën 4 herë.

Gjykata ka pushuar hetimet vetëm për Robert Shabanin, me argumentin se është dënuar njëherë.

Akuzat ndaj të akuzuarve janë tre, “Shpërdorimit të Detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Pastrimit të parave”.




Skip to toolbar