Kalon sot në Kuvend Amnistia Penale, rivotohen pesë ligjet e 7 marsit

Më të fundit


Pas disa muajsh e mbetur peng në Kuvend, palët duket se kanë gjetur dakordësinë për miratimin e amnistisë penale. Ditën e sotme pritet që të marrë dritën jeshile, pasi Gazment Bardhi deklaroi votën pro, ndërsa paraqiti edhe 3 propozimet e Rithemelimit. Bardhi kërkon faljen e të gjithë protestuesve si dhe përjashtimi nga amnistia i zyrtarëve të lartë të dënuar nga GJKKO.

3 amendamentet e propozuara nga Bardhi u përshëndetën edhe nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Vetë ai përmes një postimi në rrjtete sociale një ditë më parë pohoi se këto kërkesa do të kenë dakordësinë e maxhorancës. Nga amnistia penale pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur.


Ndërkohë, në seancën plenare të ditës së sotme do të futen në rend dite për votim 5 ligjet e seancës së 7 marsit, votimi i të cilave u anulua nga Sekretariati i Etikës pas kërkesës së Rithemelimit se nuk pati kuorum për votimin e ligjeve.

Ndër këto 5 ligje, përfshihet edhe ai për zgjatjen me 1 vit të afatiti për ligjet për investimet strategjike, çështje të cilën opozita e ka kontestuar shumë. Po ashtu sot, deputetja Ina Zhupa ka kërkuar një interpelancë me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro për ligjin për zonat e mbrojtura.




Skip to toolbar