‘Kam frikë’/ Si u zbuluan 8 dynym sera me kanabis, një punëtore telefonoi familjen 

AKTUALITET


Një nga punëtoret e fermës së kanabisit në fshatin Dronovicë në Berat, duket se ka zbuluar serën ku kultivohej droga, që çoi në arrestimin e 11 personave si dhe në sekuestrimin e 870 kg kanabis. Burime për Report Tv mësojnë se një nga gratë që punonte në këto sera, kishte fshehur celularin dhe komunikonte me familjen e saj. Ajo u është shprehur atyre se ndihej e frikësuar dhe e sëmurë nga ajri në ambientin ku po punonte.

Kjo deklaratë e saj mendohet se ka qenë burimi kryesor, pasi një i afërmi i saj punonte në polici dhe filloi që të hetojë në lidhje me punësimin e kushërirës së tij. Pas gjetjes së vendit, në sera u infiltrua një person mes grupit punëtoreve.


Nga ana tjetër të arrestuarit kanë dalë sot para gjykatës dhe do të mësojnë sot masën e sigurisë. Në pranga kanë rënë Jurgen Ujkaj, Bashkim e Edison Mema, Sidrit Bisha, Endrit e Blerim Xheka, Mirvaldo Disha e Samuel Lushaj. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy prej grave që punon në sera, nënë e bijë Drita e Izmira Mema.

Zbulohen 8 dynim sera me kanabis në Berat
Një operacion anti-drogë çoi në zbulimin e një sere në Berat në fshatin Dronovicë prej 8 dynymësh në të cilën kultivohej kanabis. Report Tv ka sjellë edhe pamjet nga serat në Dronovic, të cilat ishin të ndara në 4 pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. Në kontrollin e realizuar nga policia është arritur të kapet një sasi prej 870 kg kanabis. Kjo ishte edhe sasia e fundit e kanabisit në sera, pasi pjesa tjetër ishte marrë disa ditë më parë. Gjithashtu policia sekuestroi edhe 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis në proces përpunimi. Gratë që punonin në serë dhe u shoqëruan nga policia si dhe 9 burrat e arrestuar (8 rojet dhe Hamdi Dyli, pronari që i kishte lënë serat me qira), u morën në pyetje nga policia.

‘Do vilnin ullinj’, si u morën ‘peng’ gratë për të punuar në fermën me kanabis
95 gratë nga Fushë-Kruja dhe Lezha, nuk ishin punëtore të zakonshme. Ato thanë se ishin mashtruar nga grupi kriminal se do të vilnin ullinj. Kur panë tjetër realitet, gratë u kërcënuan se do i vrisnin familjarët dhe në krye të tyre për t’i ruajtur ishin Drita dhe Izmira Mema, 2 gra organizatorë të rrjetit, të arrestuara nga policia. Gratë qëndronin ditë e natë në serën e shndërruar edhe në hotel dhe familjarë u thonin se do ktheheshin kur të mbaronin me mbledhjen e ullinjve. Me 5 mijë lekë pagesë ditore për punën me kanabisit, gratë e kërcënuara nga 16 në 65 vjeçe kishin zgjedhur të heshtnin. Pas kontrollit të ushtruar nga policia në çantat e tyre u gjendën sasi të konsiderueshme parash.

Disa prej anëtarëve të grupit, kryesisht rojet, të kërcënuar ashtu si gratë, para familjarë justifikoheshin duke thënë se punonin në Mal të Zi si ustallarë në ndërtim. Ata u kapën në flagrancë në ditën e fundit të punës. Policia kishte informacion për aktivitetin kriminal prej një muaji, ndërsa sipas tyre, nuk ka indicie të përfshirjes së efektivëve blu në këtë aktivitet, ndërsa është ende në kërkim organizatorit që kultivonte lëndët narkotike, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Të arrestuarit:
1-Jurgen Ujkaj
2-Bashkim Mema
3-Sidrit Bisha
4-Endrit Xheka
5-Edison Mema
6-Mirvaldo Disha
7-Hamdi Dyli, pronari që kishte lënë me qira serat.
8-Blerim xheka
9-Samuel Lushaj
10- Drita Mema
11- Izmira Mema

Gratë e punësuara:
1-Fatmira Zaja
2-Dëshire Hoxha
3-Honke Farruku
4-Besnike Tartari
5-Hajrie Dika
6-Flora Kodheli
7-Lumturie Toshi
8-Diana Meta
9-Mimoza Doku
10-Sadie Gjana
11-Fatmire Tota
12-Mihane Marku
13-Afërdita Cani
14-Behije Hasa
15-Rrushie Cuku
16-Fatmire Marku
17-Valentina Disha
18-Elida Disha
19-Lule Luka
20-Rudije Halili
21-Mirushe Bardholi
22-Enkeleda Bardholi
23-Bukurie Bardholi
24-Vera Sala
25-Nurie Hysenaj
26-Shyrete Hysenaj
27-Laureta Stafa
28-Blerina Likmetaj
29-Dashurie Sinaj
30-Afërdita Hasa




Skip to toolbar