Kamioni me drogë përplaset me makinat e policisë, arrestohen 2 shqiptarë e 3 britanikë

AKTUALITET


Dy shtetas shqiptarë dhe tre britanikë janë vënë në prangat e autoriteteve spanjolle pas një operacioni antidrogë, ku u bë e mundur gjetja e sekuestrimi i 300 kg kokainë.

Pas disa muajsh hetime që nga vera e vitit që lamë pas operacioni u finalizua në janar të këtij viti. Mësohet se policia ka ndjekur dy shqiptarët të cilët do të dorëzonin një sasi të madhe droge të fshehur brenda një kamioni.


Pas arritjes në destinacion shqiptarët dorëzuan kamionin tek dy persona të tjerë. Që kamioni të arrinte destinacionin final para saj nisej një mjet tjetër i drejtuar nga një bashkëpunëtor i tretë i shqiptarëvePolicia ndoqi kamionin me dyshimin se po drejtohej për në Alicante ose Costa del Sol por pasi ata zbuluan praninë e policisë doli nga autostrada në afërsi të Denias. Gjatë ndjekjes kamioni përplasi dy makina policie dhe si përfundim u ndalua në një supermarket, ku edhe u arrestuan.




Skip to toolbar