Kanadaja publikon raportin, gjen prova të ndërhyrjes së huaj në zgjedhje

BOTA


Një hetim zyrtar gjeti prova të ndërhyrjes së huaj në dy zgjedhjet e fundit federale të Kanadasë, por rezultatet e votave nuk u prekën dhe sistemi zgjedhor ishte i fortë, sipas gjetjeve fillestare të publikuara të premten.

Gjetjet konfirmojnë pohimin e Trudeau se Kina u përpoq të ndërhynte në zgjedhje, por rezultatet nuk u prekën. Komisioni do të publikojë raportin përfundimtar deri në fund të këtij viti. Megjithatë, Pekini ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo ndërhyrje.


“Aktet e ndërhyrjes së huaj ndodhën gjatë dy zgjedhjeve të fundit të përgjithshme federale, por ato nuk minuan integritetin e sistemit tonë zgjedhor”, tha komisionerja Marie-Josee Hogue, e cila drejton hetimin e pavarur publik.

Komisioni i Ndërhyrjes së Jashtme u krijua vitin e kaluar nga qeveria e kryeministrit Justin Trudeau nën presionin e ligjvënësve të opozitës të pakënaqur me raportet e mediave mbi rolin e mundshëm të Kinës në zgjedhje.

Komisioni është i mandatuar të hetojë akuzat për ndërhyrje të huaja në zgjedhjet e 2019 dhe 2021.

“Sistemi ynë mbetet i shëndoshë. Votuesit ishin në gjendje të votonin, votat e tyre u regjistruan dhe u numëruan siç duhet dhe nuk ka asgjë që sugjeron se ka pasur ndonjë ndërhyrje në këtë drejtim.

Megjithatë, aktet e ndërhyrjes që ndodhën janë një njollë në procesin tonë zgjedhor dhe ndikuan në procesin që çon në votën aktuale,” tha ajo./abcnews.al




Skip to toolbar