Kancelari i Austrisë shkarkohet nga parlamenti

BOTA


Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz dhe qeveria e tij kanë humbur votëbesimin e parlamentit. Konservatori Kurz u shkarkua sot nga një votim i partive kryesore opozitare, 10 ditë pas skandalit “Ibizagate”, ku zv/kancelari, i cili ishte edhe kreu i partisë në koalicion u përfshi në një skandal korrupsioni. Kjo shpërbeu koalicionin e tij me ekstremin e djathtë.

Ky votim i paprecedentë në historinë e republikës së Austrisë u arrit kryesisht me votat e partisë socialdemokrate dhe të partisë nacionaliste FPO, shefi i të cilës u detyrua të dorëhiqet nga posti i tij si zëvendëskancelar pas këtij skandali.


Rezultatet u shpallën nga zëvendëspresidentja e Parlamentit, Doris Bures, që nuk ka dhënë asnjë shifër mbi këtë votim.

Presidenti i Austrisë tani duhet të vendosë se kush do të jetë kancelari i ri. Ky lider do të kryesojë një qeveri kujdestare përpara zgjedhjeve, të parashikuara në shtator.

Kurz, 32 vjeç, u bë lider i parë austriak në më shumë se shtatë dekada që u hoq nga pushteti nga ligjvënësit e tjerë.




Skip to toolbar