Kandidat për kryebashkiak pa diplomë, të rinjtë: Qytetarët e Tiranës duan shpjegime nga Këlliçi

AKTUALITET


Një grup të rinjsh përfaqësues të këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës mbajtën sot një deklaratë përpara Institutit “Harry Fultz”, pas akuzave të fundit në media se kandidati I çiftit Berisha-Meta, Belind Këlliçi, nuk ka një diplomë të shkollës së mesme. Këshilltarët socialist deklaruan se Këlliçi iu detyrohet qytetarëve të Tiranës që t’i përgjigjet pyetjes: A ka një diplomë të shkollës së mesme nga “Harry Fultz”?

Deklarata e plotë e Këshilltarëve të PS:


Ky është gjimnazi Harry Fultz, të cilin kandidati Këlliçi thotë se ka përfunduar. Mediat kanë nxjerrë një seri dokumentesh, ku tregohet se kandidati Këlliçi nuk e ka një diplome të kësaj shkolle. Këlliçi ka folur për këtë çështje, por s’ka adresuar asnjëherë thelbin e saj. Mediat nuk kanë ngritur pikëpyetje nëse Këlliçi ka qenë nxënës i mirë, apo i dobët, as nuk kanë ngritur shqetësim nëse u pranua në universitet për aftësi akademike apo aftësi tenisi?

Pyetja që ne drejtojmë është fare e thjeshtë: A ka zoti Këlliçi një diplomë të shkollës së mesme nga Harry Fultz?

Për djemtë dhe vajzat e qytetit, për të aplikuar për arsimin e lartë si kriter bazë kërkohet diploma e shkollës së mesme, atëherë pse për një kandidat për kryetar bashkie s’vlen e njëjta gjë?

Qytetarët e Tiranës duan dhe kanë të drejtë të dinë, a ka zoti Këlliçi një diplomë gjimnazi apo jo?




Skip to toolbar