Kandidatët e Berishës: Vrasim si në 2021/ Vijojnë kërcënimet ndaj socialistëve. Bylykbashi, kushtrim për luftë

Më të fundit


Deklarata të tjera kërcënuese vijnë nga Elbasani. Kandidati i PD, Aurel Bylykbashi kërcënon se ka të gjitha mundësitë, të hapë një konflikt edhe më të madh ndaj socialistëve se në vitin 2021, e cila përfundoi me vrasjen e mbështetësit të PS, Pjerin Xhuvani, 3 ditë para zgjedhjeve.

“Çfarë duan këta, që 10 ditë para zgjedhjeve, ne të marrim urat e zjarrit në dorë e të djegim zyrat, sepse ne mund ta bëjmë dhe këtë, por do ta ccojmë qytetin, Elbasanin, Cërrikun në një konflikt edhe më të madh se 2021.”

Këtë deklaratë, Bylykbashi e bëri para një zyre elektorale të PD në Cërrik, për të cilën pretendon se është grabitur gjatë natës. Sipas Policisë, ngjarja ska asnjë lidhje me zgjedhjet. Megjithatë, për demokratët, afërmendsh sulmi ka ndodhur nga socialistët.

Por Bylykbashi, ashtu si kërcënuesit e tjerë, Xhelal Mziu apo Tomor Alizoti, është përsëritës. 6 vite më parë, kur PD bojkotoi zgjedhjet lokale, Bylykbashi si ish-kryetari i degës së Elbasanit, i ishte gati edhe për vellavrasje.

“Ne nuk do lejojmë zgjedhje në 30 qershor. Ka vëllavrasje, ka luftë civile, le të ketë, patjetër që le të ketë. Ne nuk kthehemi mbrapsht”

Deklarata kërcënuese e Bylykbashit, ka mbështetjen e plotë të drejtuesit politik të PD në Elbasan, Tomor Alizoti. Kësaj radhe, ai thotë se është kënaqësi, që në emër të PD, të shtypë njerëz.

Mesa duket, Alizoti është frymëzuar nga deklarata e 1 ditë më parë, kur do hante të gjallë socialistët.

Por Berisha, nuk u ka tërhequr veshin asnjë prej kandidatëve të tij. Ai vetë kërcënon Suel Ccelën, kur bën fushatë me kandidaten e fisit Çapja.



Skip to toolbar