Kandidati për këshilltar i Metës dhe Berishës braktis koalicionin, i bashkohet Partisë Socialiste

Më të fundit


Kandidati për Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka braktisur listën dhe i është bashkuar Partisë Socialiste.

Magrip Gjika shihet në një video krah kryebashkakiakut aktual Flamur Golemi, i cili kërkon një tjetër mandat më 14 maj.

Golemi dëgjohet në video që e konsideron Gjikën një demokrat ’24 karatsh’, por shton se më 14 maj, do të votojë numrin dy.

“Një demokrat me dy pare mend në kokë, mban dy gishtat lart, por votën nuk e çon dëm për ata që nuk gjejnë dot vulën e jo më të punojnë për Gjirokastrën.
Ja Magripi për shembull, e kuptoi që duhet të ecim përpara e jo të shkojmë mbrapa. Bëri kthesën që duhet! 
Bujrum edhe demokratëve të tjerë të bashkojmë votat në 14 maj për familjen tonë të madhe, Gjirokastrën. Hallet e Saliut dhe shokëve të tij s’mund të bëhen hallet tuaja. Kaq”, shkruan Golemi. 

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=316&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpsocialiste.al%2Fvideos%2F487038893546684%2F&show_text=false&width=560&t=0



Skip to toolbar