“Kanë degraduar”, Çupi: Qëllimi i protestës së Rithemelimit, për të dëshmuar Argita Malltezin në krye të partisë

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi thotë se Partia Demokratike, që prej themelimit të saj, nuk e ka lënë vendin të qetë, pasi në vitet e demokracisë, ka djegur e shkatërruar.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se protestat e Rithemelimit nuk bëhen për kauzat e qytetarëve dhe kërkojnë gjëra të paaritshme, si lirimi i Sali Berishës.


Sipas Çupit, qëllimi i protestës është për të dëshmuar Argita Malltezin, vajzën e Berishës, në krye të partisë.
“Më vjen në mendje kjo që tha Escobar, dua të jap një këshillë, të mos kthehet në vitin 1990. Deri në Amerikë, Partia Demokratike që kur është themeluar, nuk e ka lënë rehat botën. Nuk ka një ditë kur Shqipëria të ketë qenë e qetë prej saj.

Kur ka qenë në opozitë, ka djegur, ka shkatërruar, ka kryer grushte shteti, ka sulmuar ambasadën amerikane, ka sulmuar popullsinë e vet. Vetëm kur e kuptuan çfarë është Partia Demokratike, prandaj janë 10 veta. Është e teta ditë, 800 ditë do të bëjnë të njëjtën protestë. Është e teta ditë që këta kanë rrëzuar Veliajn, 100 herë kanë rrëzuar Ramën, 100 herë kanë rrëzuar parlamentin.

Çfarë është kjo, protestë apo sulm? Ata nuk e thonë që është sulm me armë. Këta kërkojnë lirimin e Berishës, nuk janë interesa qytetare. Shkon në dyqanin e gabuar. Këta kërkojnë të hyjnë në bashki. Një pjesë e tyre janë këshilltarë, çfarë kërkojnë, të marrin pushtetin? Pa asnjë kauzë, është thjesht bezdi për qytetarët. Pushteti nuk është mure.

Prej kohësh ka vdekur historia se ka protestë demokratike në Partinë Demokratike. Në Partinë Demokratike nuk ka pasur kurrë demokraci.

Qëllimi i kësaj proteste, ka dy qëllime. Ka një qëllim që të mbajnë një vatër zjarri, është ideja dhe politika e Sali Berishës. E dyta, kjo është një protestë që mbahet vetë për Rithemelimin, aty luhet fati i karrierave, për të dalluar se kush është lideri.

Kjo protestë është për të vendosur fofografinë e Argitës, që kjo do të jetë liderja e partisë familjare. Qëllimi është për të dëshmuar Argitën si kryetare, është një parti malliste. E gjitha çfarë ndodh në Tiranë, është për Argitën”, theksoi ai.




Skip to toolbar