Kaos në hyrjen e Kuvendit, Noka thyen xhamat, Sula ‘kërcen’ mbi gardistët

AKTUALITET


13 deputetë të opozitës të grupimit Bardhi-Berisha, të përjashtuar pas kaosit të krijuar në Kuvend janë mbledhur rreth oborrit të parlamentit dhe po tentojnë të futën në Kuvend.

“Hapni derën”, “Kush je ti”, janë disa nga thirrjet e deputetëve.


‘Çdo gjë do të shikoni vet me sy. Nuk është koha e fjalëve, por e veprave.’- tha Berisha, i cili është ndër deputetët e përjashtuar.

Ndërkohë ka qenë Flamur Noka qe ka nisur të dhunojë gardistët duke tentuar të çajë kordonin e tyre.

Garda është detyruar që të pengojë hyrjen në derën kryesore teksa janë dëgjuar xhamat që janë thyer nga deputetët e Rithemelimit.

Deputetët e përjashtuar

Gazment Bardhi
Sali Berisha
Flamur Noka
Edi Paloka
Albana Vokshi
Elda Hoti
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Asllan Dogjani
Lefter Gështenja
Isuf Çelaj
Luan Baçi
Xhelal Mziu




Skip to toolbar