Kapet me drogë 47 vjeçari shqiptar në Itali

AKTUALITET


Një 47 vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar nga policia italiane për drogë. Sipas mediave vendase, 47 vjeçari e kishte kthyer shtëpinë në një qendër droge dhe rezulton me precedentë të mëparshëm penale në fushën e narkotikëve.

Pas një kontrolli brenda shtëpisë së tij, me përdorimin e qenve Hermes dhe Edox, atij iu gjet një lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë totale rreth 230 gram, e fshehur brenda një kasaforte të mbyllur në murin e një dhome, si edhe rreth 40 mijë euro.


Për më tepër, u gjet një peshore, mbetje plastike të përdorura për paketimin e drogës, çakmakë, gërshërë, kontejnerë, një blender, kreatinë për prerje dhe një tabletë e lidhur me një sistem video survejimi për monitorimin e drogës.




Skip to toolbar