Në prag të sfidës së nesërme ndaj Hungarisë, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit, foli në konferencën për shtyp kapiteni i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.
Humbja ndaj Polonisë – Jemi të gjithë të vetëdijshëm për lojën që kemi bërë me Poloninë, kemi bërë gjëra të mira por disa duhet të eliminohet si pësimi i golave. Gjërat e mira duhet ti marrim me vete dhe duhet të mësohemi, duke parë rezultatin negativ duhet të eliminojmë këto gabime.
Polonia – Është një ndeshje e rëndësishme me të dy palët, mendoj që ne kemi rast me Hungarinë që, nëse fitojmë, do të vazhdojmë ëndrrën tonë. Kjo është vendimtare për Poloninë, neve si Kombëtare dhe për Hungarinë.
Atmosfera – Atmosfera është se pas ndeshjes ishim të vetëdijshëm për të gjitha që kemi bërë. Kjo ndeshje do të thotë shumë, jemi të motivur.
Kombëtarja- Unë mendoj se Kombëtarja ka bërë një hap të rëndësishëm që nga viti i kaluar deri tani. Ndeshjet janë shumë më të mira, kemi personalitet në lojë, bëjmë gjëra të mira, duhet të eliminojmë gabimet të evitueshme.
Hungaria-Me siguri që Hungaria është ekip shumë i fortë, ka bërë mirë në Europian, por nesër do të jetë ndeshje e veçante për të dyja skuadrat pa marrë parasysh çfarë ke bërë në të kaluarën, duhet të bindësh në të ardhmen, me gjithë respektin për Hungarinë do të hyjmë për fitore.