KAS nuk pranon ankimimin e Berishës dhe Alibeajt, kthen dosjen tek Celibashi

Më të fundit


KAS nuk ka pranuar të shqyrtojë ankimimet e Foltores dhe PD zyrtare duke e rikthyer kërkesën tek Celibashi. 

KAS thotë se fakti që Celibashi i la Lulzim Bashës 48 orë kohë të firmosë vetë dy dokumente që i duheshin të firmosë PD, nuk është një vendim përfundimtar por një vendim i ndërmjetëm dhe si i tillë KAS nuk mori përsipër të përzihej në këtë debat, nëse PD mund të regjistrohet vetëm me firmën e Alibeaj apo duhet edhe firma e Bashës.


Në momentin që KAS nuk ka pranuar të shqyrtojë këtë cështje, topi është sërish në tryezën e Ilirjan Celibashit i cili duhet të thërrasë një mbledhje publike, për të vendosur regjistrimin apo jo të PD, pa ose me firmën e Lulzim Bashës.




Skip to toolbar