“Kë ke ndërmend kur i gjuan me grusht kundërshtarit?”, pas përgjigjes së boksierit, kryeministri i sugjeron veten: “Rama ik!”

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrejtin social Facebook, episodin  e parë të podcastit “Flasim”.

Në këtë bashkëbisedim me kryeministrin kanë qenë prezentë 7 kampionët e sportit. Bëhet fjalë për Luiza Gega, Briken Calja, Erland Qerimaj, Alban Beqiri, Majalinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilët dy ditë më parë morën edhe gradën kolonel.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Rama: Kë ke në mend ti kur i gjuan kundërshtarit me grusht që të nxit që t’i biesh më fortë?

Alban Beqiri: Nuk është se fokusohemi te dikush, por mundohemi të jemi sa më të qetë me çdo kundërshtar.

Rama: Unë mund të thosha që të kam në mend ty dhe “Rama ik, Rama ik, Rama ik!”.



Skip to toolbar