“Ke marrë leje ndërtimi nga unë, je në konflikt interesi”, Veliaj-prokurorit Dado: Ke dy rrugë…

AKTUALITET


Në gjykatën e posacme po zhvillohet seanca me dyer të mbyllura për vlerësimin e masës së sigurisë arrest me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Gazetari Ermal Vija zbardh për ABC News detaje nga seanca që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut si edhe një pjesë nga fjala e tij.

Vija tha se kryebashkiaku Veliaj ka kundërshtuar gjetjet e prokurorit Dado në ngarkim të tij, ndërsa ka akuzuar këtë të fundit se është në konflikt interesi me të.

“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke përfituar leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”, mësohet të jetë shprehur kryebashkiaku.

Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen Veliajt  për tonin e larte te zeri  dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës./abcnews.al



Skip to toolbar