KE mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro

AKTUALITET


Vendimi nga Këshilli Evropian i Pagesave që Mali i Zi dhe Shqipëria t’i bashkohen hapësirës gjeografike të Zonës Unike të Pagesave në Euro është mirëpritur nga Komisioni Evropian.

Ky vendim konsiderohet nga Brukseli sinjë hap përpara në rrugën e tyre të integrimit evropian, duke bërë që Tirana dhe Podgorica të konsiderohen si vendet e para me pranë procesit të zgjerimit. Ky thuhet nga ekipi i Ursula Von Der Leyen është një shembull praktik i ndikimit të Planit të Rritjes, një nismë e BE-së për të përshpejtuar integrimin socio-ekonomik të Ballkanit Perëndimor në BE.

Shqipërisë dhe Malit te Zi i jepet në ketë mënyrë qasje progresive në zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së. Si rezultat i vendimit të Këshillit Evropian të Pagesave, ofruesit e shërbimeve të pagesave të këtyre dy vendeve do të kenë mundësi të përfitojnë uljen e kostos së transaksioneve bankare.

Kjo hap çel udhën për lehtësimin e transfertave financiare në euro edhe nëpërmjet një projekti të financuar në kuadër të instrumentit IPA dhe të zbatuar nga Banka Botërore, do të vazhdojë të mbështesë përgatitjen e ofruesve të shërbimeve të pagesave të Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Këshilli Evropian i Pagesave është një shoqatë ndërkombëtare e pavarur dhe jofitimprurëse, e përbërë nga 81 anëtarë që janë ofrues të shërbimeve të pagesave që u krijua në vitin 2002 nga industria bankare evropiane për zhvillimin e instrumente evropiane për pagesat elektronike në euro. Sot në këshillin Evropian i Pagesave marrin pjesë rreth 4.000 banka dhe ofrues të tjerë të shërbimeve të pagesave.

Që atëherë, këto skema, lehtësojnë çdo vit mbi 50 miliardë transaksione në 36 vende.



Skip to toolbar