Këlliçi pa diplomë, Rama ironizon nga Patosi: S’habitem unë, atij i ka thënë zorra qorre dil aty!

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka reaguar për faktin se Belind Këlliçui nuk ka diplomë të shkollës së mesme (Investigim i Shqiptarja.com).

Rama shprehet se nuk është në interes të koalicionit Berisha, Meta të nxjerrë kandidat që të bëjnë detyrën.


“S’kishte dokumentet e shkollës së mesme ai kandidati i Tiranës, e patë? Unë nuk habitem se si ka ai. Unë habitem me ata që habiten, se atë nuk e kanë marrë për të bërë detyrën, e ka marrë zorra qorre i  ka thënë dil aty.

E morën edhe njëherë rrugës ashtu si e morën Tiranën dhe e futën në frigorifer Tiranën dhe e mbushën me plehra. Pse duhet t’ua besojmë atyre? Ata nuk dijnë, nuk dinë!”- tha Rama.




Skip to toolbar