“Kemi një gocë sot për Bari”, zbardhen përgjimet, si kalonin emigrantët në Rinas

AKTUALITET


AMP goditi një skemë korrupsioni në radhët e policisë kufitare. Pas kërkesë së AMP gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg për efektivin e Rinasit: Briken Tereziu dhe Eno Sulejmanaj.

Ky i fundit ndodhet në burg pasi u kap me 1 kg kokaine kohë më parë. Gjithashtu gjykata ka vendosur masën arrest shtëpie për 3 efektive policie të cilët janë Sokol Xhika, Aris Drini, Ermal Mesi, të tre efektive ne Rinas.


Ndërkohë Detyrim paraqitjeje është vendosur për 4 të tjerë: Enkis Aliaj, Argil Hasa, Ylli Prençi, dhe Rei Shenjtolli. Sipas burimeve 8 punonjës të tjerë janë nën hetim.

Ndërkohë, janë zbardhur edhe përgjimet mes personave të përfshirë në trafikim.

Në biseda Eneo Sulejmani i kërkon Briken Terzeziut të kalojë personat që kishin problem në pasaportat e tyre.

Pjesë nga biseda:

Eneo: Je në punë sot?

Brikeni: Po

Eneo: Kemi një goc sot për Bari(dhe i dërgon foton e pasaportës fotografinë e pasaportës së shtetases Elisabeta Kazanxhiiu)

Brikeni: Ca ka kjo, Ditë?

Neneo: Po vlla. Ka nejt shumë. Po tani po ja shof pasap po ti coj me foto vulat

Brikeni: Te 4 thuji. Për Bari ca ore

Eneo: 11:15 me Ëizz. Po ngjiten vlla shif e futja një vile

Brikeni: Ok

Më tej ai i dërgon foton e pasaportës së një shtetasi, teksa Tereziu i jep udhëzimet.

Pjesë nga biseda:

Eneo: ….Pune je?

Brikeni: Po

Eneo: Kemi j djalë për Budapest Athinë

Brikeni: Ma nis

Eneo;( I dërgon foton e pasaportës së shtetasit Mariglen Hysa) Ditet ka. Ka ca vula. Po e pe tnevojshme vej edhe na nji nga ato të tuat. Ktu është djali vlla, e boni cjek in

Brikeni: Te 4




Skip to toolbar