Këngëtarja “non grata” në derbi/ Dana Paola nuk do të interpretojë në Atletico-Real, “Bardhekuqtë” anuluan koncertin mes dy pjesëve

BOTA


Një duel i tillë duhet të jetë më shumë se një ndeshje.

Sipas shembullit të sportit amerikan, edhe Atletico Madrid mendoi së shtonte spektaklin në pushim të derbit të kryeqytetit spanjoll.

Atletiko dhe Real Madrid ndeshen këtë të dielë në mbrëmje në stadiumin “Wanda Metropolitano” dhe në program ishte një koncert prej 15 minutash në pushim të dy pjesëve. Në skenë do të ngjiteshin këngëtarja meksikane, Dana Paola, dhe këngëtari spanjoll, Abraham Mateo.

Gjithçka po shkonte siç duhet, kur papritur situata u përmbys. Përse?

Këngëtarja meksikane ishte e ftuar në një program televiziv në televizionin publik spanjoll, RTVE, teksa në emisionin “La Revuelta” ajo pohoi se është tifoze me Realin. Kaq u desh dhe klubi i presidentit Enrique Serezo vendosi ta anulonte koncertin.

Motivi ishte i thjeshtë, një këngëtare që e deklaron hapur “madridizmin” e saj mund të krijojë probleme me tifozët, teksa besohet se herën tjetër, Atletico do të kërkojë që përpara të sigurohet që këngëtarët të mos jenë tifozë të Real Madrid, ose që të paktën të mos e deklarojnë. /i.m /abcnews.al



Skip to toolbar