“Keni sjellë kriminelin”, Ardi Veliu raporton në Komision, opozita braktis mbledhjen pas debateve

AKTUALITET


Prezenca e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore Ardi Veliu në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ka shkaktuar debate, duke bërë që opozita të braktisë mbledhjen.

Ka qenë deputeti Flamur Noka, i cili ka kërkuar të shtyhet mbledhja, duke thënë se në mbledhje ishte i pranishëm një kriminel me uniformë, referuar Veliut.


“Sot këtu është ulur një person, që në rast se do të kishte drejtësi, ky person do të ishte para drejtësisë. Standardi juaj është që kriminelët t’i bëni drejtorë. Ne refuzojmë që një kriminel me uniformë ta pranojmë si titullar, të na raportojë këtu në emër të ligjit”, tha deputeti Flamur Noka.
– Advertisement –

Menjëherë pas fjalës së tij, Noka dhe deputeti Ervin Salianji dolën nga salla, ndërsa bën thirrje që Veliu të përgjigjet për vdekjen e Lear Kurtit mbrëmjen e 19 tetorit.




Skip to toolbar