Keqpërdorën databasen e policisë/ AMP ekzekuton masën e arrestit për 22 punonjës të policisë. 6 në burg

AKTUALITET


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e arrestit për 22 punonjës policie, të dyshuar për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”. Për 6 prej tyre është dhënë masa e sigurisë “arrest në burg”, për 4 “arrest në shtëpi” ndërsa për 12 të tjerët “detyrim paraqitjeje”.

Këta persona, kanë keqpërdorur aksesin në sistemet e policisë. Ata konstatonin shkeljet e drejtuesve të automjeteve kryesisht me targa të huaja në terren, vendosnin gjobat por nuk i pasqyronin në sistem me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat në shumën prej 2.200.000 lekë.

Konkretisht, u ekzekutuan vendimet për masat e sigurimit personal:

Arrest në burg: “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar K.M., 43 vjeç, me detyrë Specialist i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Shkodër, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor B.S., 47 vjeç , me detyrë Trupë Shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Punonjësi i policisë është shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij. “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor G.GJ., 42 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë A.SH., 36 vjeç, Trupë Shërbimi në Seksionin Operacional për Sigurinë Rrugore në Grupin e Pajisjeve Speciale, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor N.P., 53 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest me burg” ndaj ish – punonjësit të policisë Inspektor A.H., 35 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” Arrest në shtëpi: “Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Inspektor M.B., 49 vjeç me detyrë specialist i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë K.GJ., 52 vjeç me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. “Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Inspektor G.K., 37 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Inspektor A.B., 32 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Detyrim paraqitje: “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit të policisë Komisar G.D., 47 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar SH.GJ., 40 vjeç, me detyrë specialist shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim të detyrës”. “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar A.P., 54 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në Seksionin e Parandalimeve dhe Sigurisë në Trafikun Urban në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit tëpolicisë N/Komisar A.N., 49 vjeç, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Z.A., 55 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. “Detyrim paraqitje” ndaj ish – punonjësit të policisë Inspektor F.XH., 28 vjeç, në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor I.P., 43 vjeç, me detyrë trupë shërbimi operacionale F.P. Shqiponja në DVP Kukës, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor GJ.T., me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor GJ.L., 53 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor F.A., 51 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor B.Ç., 50 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor A.T., 43 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave. i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.



Skip to toolbar