“Kërcënimi” i Erdogan për FETO-n, Lubonja: Nuk ka interes të krijojë konflikt

Më të fundit


Sipas analistit Fatos Lubonja kryeministri Edi Rama është treguar i zoti duke mbajtur një ekuilibër e duke luajtur në të dy krahët, duke mos krijuar armiqësi port ë mos shkelësh me këmbë vlerat që ti ke luftuar,

I ftuar në “Real Story”, Lubonja u shpreh se pavarësisht kërcënimit të Erdogan për të luftuar FETON, atij nuk i intereson të të krijojë konflikt.


“Ne duhet të zgjedhim mes një shteti autokrat dhe një shteti demokratik. Një gjë janë miqësitë e popullit, nuk mund të armiqësohesh por nga ana tjetër nuk mund të shkelësh me këmbë disa vlera që t’i ke luftuar. Rama është treguar i zoti se ka mbajtur një ekuilibër duke luajtur në dy krahët.Partia e Erdogan nuk ka lidhje me Partinë Socialiste  këtu, është parti konservatore mbi baza fetare.

Pyetja është si ka mundësi që Europa e pranon Ramën? Rama ka arritur të krijojë figurën se është si Erdogani në Turqi. Edhe një aleat i Ramës, i biri i Sorosit, në Turqi ka problem me të pas i ka arrestuar një aktivist. Se sa mund të luajë Rama me këtë lojë nuk e dimë. Edhe Erdogani bën kërcënime por edhe Rama luan me të. Shqetësimi për Feton i Erdoganit nuk e dëmton shumë Ramën, marrëdhëniet. Ai nuk ka interes të krijojë konflikt dhe këtu hyn në lojë opozita he intelektualët. ”- u shpreh Lubonja.




Skip to toolbar